“Parlamenti është simbol i dialogut politik. Dialogu është i rëndësishëm jo vetëm brenda një vendi por dhe mes vendeve dhe qeverive të rajonit. Stabiliteti dhe prosperiteti nuk mund të arrihet në izolim”. Kështu u shpreh sot Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i pranishëm në Konferencën e 16 për integrimin evropian të vendeve të Evropës Juglindore.
Ambasadori Soreca lajmëroi se “më 3 dhe 4 shkurt, presidenti i PE-së, David Sassoli do të vizitojë Tiranën”.
Gjatë konferencvs foli edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, i cili tha se qëndrimet e dyzuara të BE-së “lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohet me këtë influencë por duhet që BE ta lexojë qartë këtë risk”.
Konferenca u zhvillua në kryesinë e Kuvendit dhe në të morën pjesë përfaqësues të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, pjesë e paktit të stabilizim-asociimit.