Soreca për OFL-në: Respektoni të drejtat e njeriut dhe pyesni SPAK-un

Soreca për OFL-në: Respektoni të drejtat e njeriut dhe pyesni SPAK-un

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca theksoi sot se Operacioni Forca e Ligjit duhet të respektojnë dy kushte kryesore në mënyrë që të jetë i drejtë dhe të respektojë të drejtat e njeriut:

  • gjatë procesit të respektohen të drejtat e njeriut;
  • të gjitha veprimet e policisë të konfirmohen nga SPAK.

Gjatë një konference për shtyp, amabsadori Soreca vlerësoi nismën e qeverisë për të ndjekur paranë e pisët, por tha se gjatë zbatimit të saj duhet pasur kujdes:

“Shohim dy kushte kryesore, që e drejta themelore e palëve të respektohen plotësisht, pra të subjekteve a personave që janë nën hetim, të drejtat e tyre duhet të respektohen, ky është një parakusht.

Kushti i dytë ka të bëjë me drejtimin e këtij operacioni. SPAK duhet të konfirmojë të gjitha veprimet e ndërmarra nga policia dhe duhet t’ia kalojë dosjet gjykatës për të marrë më pas vendimet.”

Edhe më herët, ambasadori Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian po e monitoron nga afër zbatimin e ligjit për të parë nëse zbatohen të drejtat e njeriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>