Soreca: Përdorimi i pasurive të krimit për qendra sociale, të kthehet në projekt kombëtar

Nga Exit News
Soreca: Përdorimi i pasurive të krimit për qendra sociale, të kthehet në projekt kombëtar

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i ka kërkuar qeverisë që të kthejë në një projekt kombëtar projektin e Bashkimit Europian që parashikon kthimin e pronave të krimit në qendra sociale dhe vende punësimi për gratë e dhunuara dhe të trafikuara.

Në një intervistë për News 24, Soreca tha se BE prej disa vitesh ka nisur kthimin e pasurive të konfiskuara në Durrës, Fier dhe Sarandë në qendra sociale dhe mundësi punësimi për gratë e dhunuara dhe të trafikuara, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri.

Ai vlerësoi dhe operacionin Forca e Ligjit dhe tha se deri tani janë sekuestruar 243 asete kriminale dhe janë dërguar për vlerësim në SPAK:

“Ne presim me padurim finalizimin e procesit, sepse nëse pasuritë do të konfiskohen përfundimisht do të vihen në dispozicion të vazhdimësisë së projektit që ka nisur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>