![sorecaaa x Soreca përshëndet emërtimet në Gjykatën e Lartë: Presim plotësimin e vendeve të mbetura](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/03/sorecaaa-770x433-1.jpg)
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka përshëndetur gjithashtu emërimin e 4 gjykatësve të rinj të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.
“Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë,” tha ai në një koment në rrjetin Twitter.
BE do të mbështes Këshillin e Lartë të Emërimeve për këtë qëllim, përfundoi Soreca.
Më herët, vendimi u përshëndet edhe nga ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.