Soreca përshëndet sekuestrimin e pasurive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese

Nga Exit News
Soreca përshëndet sekuestrimin e pasurive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca përshëndeti vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pasurive të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se ky është një tjetër hap I SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Lajmi i mirë që Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për sekustrimin e pasurive të ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese të shkarkuar nga vetingu. Një tjetër hap i SPAK në luftën kundër korrupsionit”

Ky reagim erdhi pas vendimit të gjykatës për të sekuestruar pasurinë e Fatos Lulos, Bashkim Dedjes dhe Shkëlzen Selimi.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>