Pak më kujdesshëm se sa paraardhësit e tij, Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca premtoi rezultate te mëdha gjatë muajve në vijim për reformën në drejtësi.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Soreca tha se:
Në muajt e ardhshëm, SPAK do të filloj punën, do të vendoset Gjykata Kushtetuese, dhe ndoshta edhe zbatimi i plotë. Rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore.
Në shtator të viti 2017, paraardhësja e Sorecës, Romana Vlahutin premtoi bujshëm se SPAK do të krijohet “përpara fundit të vitit”. Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu premtoi se SPAK do të vendoset përpara verës së vitit 2018.
Megjithëse, tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) lajmëroi listën e kandidatëve për SPAK, vetëm një numër i vogël kandidatësh kanë kaluar vetingun, ndërsa dosjet e disa kandidatëve ende nuk kanë nsiur të vlerësohen. Ndaj, shanset që të krijohet SPAK me burime të mjaftueshme njerëzore, duken të vogla.
Përsa i përket Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Emërimeve ka filluar vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve të zgjedhur nga Presidenti dhe Parlamenti. Sikurse e kam thënë edhe më parë, kjo do të thotë se sistemi i drejtësisë tani për tani nuk ka përfaqësi në gjykatat e larta të vendit, dhe ky është një problem serioz — edhe pse në kuptimin më të ngushtë nuk është ligjore.
Për më shumë, duhet të theksohet se Parlamenti është i paplotësuar (kjo në vetvete është në shkelje të Kushtetutës), dhe çdo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga ky Parlament nuk do të pranohet nga opozita.
Përfundimisht, premtimi i Sorecës për Reformën Zgjedhore është ndoshta më fantastiku. Rishtazi, Parlamenti reformoi Komisionin e Reformës Zgjedhore, dhe tani drejtohet nga ish Ministri për Energjinë dhe Transportin Damian Gjiknuri dhe deputetja Rudina Hajdari.
Sërish, Reforma Zgjedhore kërkon një shumicë të kualifikuar në Parlament, dhe nuk ka gjasa që ndonjë reformë që nuk përfshin opozitën ekstraparlamentare do të jetë politikisht e zbatueshme në të ardhmen.