Soreca: Reforma në drejtësi nuk duhet të preket, BE në ndihmë të Shqipërisë gjithmonë

Nga Exit News
Soreca: Reforma në drejtësi nuk duhet të preket, BE në ndihmë të Shqipërisë gjithmonë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi se reforma në drejtësi nuk duhet të preket nga partitë politike.

Në një intervistë për News 24, Soreca pohoi se kjo reformë duhet të jetë bashkuese jo ndarëse.

“Shpresa ime sinqertë është që reforma në drejtësi nuk do të preket nga fushata zgjedhore. Sepse për shqiptarët ajo nuk është një çështje ndarëse. 80% e shqiptarëve, sipas sondazhit të fundit të Delegacionit tonë, janë në favor të reformës në drejtësi. Ndaj, është shumë e rëndësishme sipas mendimit tim që fokusi të mbetet te bërja më efikase e reformës në drejtësi, më përmbushëse.”

Në lidhje me ndihmën e BE-së, për të cilën kryeministri Edi Rama ka shfaqur pakënaqësi, Soreca u shpreh se BE ka qënë gjithmonë pranë Shqipërisë. Ai tha se në 1 prill vendi do të marrë 90 milionë euro për rimëkëmbjen nga pandemia.

“Transhi i dytë i 90 milionë eurove do të jepet në verë, brenda një periudhe kohore të shpejtë, duke pasur parasysh shumën për të cilën po flasim”, vijoi ai.

Ambasadori deklaroi se brenda BE-së ka vështirësi për shkak të pandemisë, por kjo nuk e ka ndalur BE-në për të vijuar ndihmat për vendin. Ai njoftoi se:

“Transhi i parë i vaksinave të Covax-it i sponsorizuar nga BE-ja do të mbërrijë në Shqipëri në fund të muajit. Ditët e ardhshme do të nënshkruajmë një grant për 11 milionë euro që Bashkimi Evropian do ta vërë në dispozicion të Shqipërisë për të blerë vaksina dhe pajisje për të përfunduar planin e vaksinimit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>