
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi të martën se vendi ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.
Ai u shpreh optimist për vendimin dhe shtoi se dita e zgjedhjeve ka qënë një test, të cilin Shqipëria e kaloi.
“Ne konsideronim provim ditën e zgjedhjeve, pra mënyra se si do të shkonte dita e zgjedhjeve dhe në fakt raporti paraprak i OSBE/ODIHR e tha qartë: Dita e zgjedhjeve ka ecur në mënyrë të rregullt, pa probleme. Pra, për ne test ishte dita e zgjedhjeve,” u shpreh Soreca duke folur nga Përmeti.
Soreca, i cili po zhvillon një tur në qytetet kryesore për të informuar qytetarët mbi atë çka BE-ja ka kontribuar për vendin.
Ai tha se BE nuk është e plotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.