Soreca: Shqipëria kaloi testin e zgjedhjeve për hapjen e negociatave

Nga Exit News
Soreca: Shqipëria kaloi testin e zgjedhjeve për hapjen e negociatave

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca deklaroi të martën se vendi ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Ai u shpreh optimist për vendimin dhe shtoi se dita e zgjedhjeve ka qënë një test, të cilin Shqipëria e kaloi.

Ne konsideronim provim ditën e zgjedhjeve, pra mënyra se si do të shkonte dita e zgjedhjeve dhe në fakt raporti paraprak i OSBE/ODIHR e tha qartë: Dita e zgjedhjeve ka ecur në mënyrë të rregullt, pa probleme. Pra, për ne test ishte dita e zgjedhjeve,” u shpreh Soreca duke folur nga Përmeti.

Soreca, i cili po zhvillon një tur në qytetet kryesore për të informuar qytetarët mbi atë çka BE-ja ka kontribuar për vendin.

Ai tha se BE nuk është e plotë pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>