Soreca: Shqipëria shumë pranë fillimit të negociatave

Nga Exit News
Soreca: Shqipëria shumë pranë fillimit të negociatave

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur se Shqipëria është gati për nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Puna që ka bërë Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mjafton për çeljen e negociatave sipas Sorecës por ai shtoi se duhet ende shumë punë.

Ambasadori rikujtoi gjyqtarin Giovanni Falcone, i cili u vra 29 vite më parë nga mafia siçiliane, duke thënë se “idetë dhe parimet e tij” vijojnë të jetojnë.

“Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, tha Soreca.

I pyetur nga gazetarët mbi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ‘non-grata’ ish-kryeministrin Berisha dhe familjarët e tij, Soreca tha se nuk ka asnjë koment mbi këtë ngjarje pasi është një vendim i qeverisë së SHBA-ve dhe si të tillë ata e respektojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>