
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca takoi të premten Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanit.
Sipas një postimi në Twitter, Soreca shkruan se BE do të vijojë asistencën ndaj këtij institucioni.
“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj.”