Ambasadori i BE-së Luigi Soreca takoi të mërkurën drejtuesen e sapoemëruar të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, Aida Hajnaj.
Përmes një mesazhi në Twitter, Soreca shprehu mbështetjen e BE-së për reformën në drejtësi, e veçanërisht punën e SPAK-ut e BKH-së kundër krimit të organizuar e korrupsionit:
“Sot takova drejtoreshën e BKH-së znj. Aida Hajnaj për të konfirmuar mbështetjen e BE-së dhe për të diskutuar përparësitë e Byrosë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon të jetë një përparësi kryesore për BE e Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt integrimit. Puna e SPAK-ut është thelbësore për të ndjekur këtë qëllim vendimtare.”
Tema kryesore e takimit është nisja e punës për emërimin e 60 hetuesve të BKH-së, e cila prej disa ditësh ka tashmë drejtuesen e saj dhe pritet të nisë procesin për emërimin e hetuesve.
Aida Hajnaj, nis më 1 shtator detyrën. Ajo u emërua në 30 korrik drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
BKH është struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.