Ambasadori i BE Luigi Soreca deklaroi se ngritja e Gjykatës së Lartë mbetet një prioritet kryesor.
Në një postim në Twitter, pas takimit me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, Soreca u shpreh:
“U takova sot me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kyç në sistemin e ri të drejtësisë. Mbushja e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë mbetet prioritet kryesor. BE mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për rritur efiçensën dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.”