Soreca thirrje për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar

Nga Exit News
Soreca thirrje për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca pohoi se mbështet iniciativën e disa organizatave për të shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa.

Përmes një postimi në Twitter, ai pohoi se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për këtë çështje.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”,shkruan Soreca.

Aktivistët si brenda dhe jashtë vendit, si dhe njerëz të famshëm si Leonardo di Caprio kanë folur në mbështetje të lumit që u kthye në një Park Kombëtar, duke e mbrojtur atë nga zhvillimet shkatërruese dhe shfrytëzuese.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri Edi Rama i cili sapo ka fituar mandain e tretë nuk ka arritur ta shpallë atë Park Kombëtar.

Ai i ka dhënë asaj status status të mbrojtur, që është një hap i parë i mirë por në të vërtetë nuk ofron ndonjë mbrojtje për ndonjë nga kërcënimet që përballen aktualisht lumi dhe komunitetet që jetojnë pranë tij.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>