Soreca thirrje politikës për zgjatjen e mandatit të KPK-së

Nga Exit News
Soreca thirrje politikës për zgjatjen e mandatit të KPK-së

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca kërkoi zgjatjen e mandatit të anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Të premten, pas takimit me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, Soreca u shpreh për median se:Duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut, por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët”.

 Ai tregoi se do të takojë përfaqësues të shumicës dhe opozitës për të rënë dakord mbi zgjatjen e mandatit. “Ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyrën t’ju mbështesë”, theksoi Soreca pa përmendur asnjë prej tyre.

 “BE do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milion euro për Reformën në Drejtësi”, shtoi ambasadori.

 Në 2022 mbaron mandate 5-vjeçar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë vetëm gjysma e magjistratëve janë vetuar.

Nëse Kuvendi nuk miraton zgjatjen e mandatit të KPK-së atëhere, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të marrë përsipër të bëjë vetingun e magjistratëve të mbetur. Deri më tani rreth 400 magjistratë janë vetuar nga 800 në total.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>