Soreca thirrje qeverisë të konsultohet me komunitetin e medias

Nga Alice Taylor
Soreca thirrje qeverisë të konsultohet me komunitetin e medias

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ritheksoi  “shqetësimin serioz” të Komsionit Europian mbi faktin se Shqipëria nuk ka bërë progres në fushën e lirisë së shprehjes.

Gjatë një diskutimi në Forumin e mbi Zhvillimin e Medias të organizuar nga OSBE, Soreca solli në vëmendje dhunën ndaj gazetarëve dhe qytetarëve gjatë protestave. Ai tha se progres raporti për Shqipërinë bëri thirrje ” për tolerancë zero për kërcënimet apo sulmet ndaj medias, përfshirë dhe ato që vijnë nga politika”

Soreca pohoi se ligji i medias duhet të ndryshohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe duhet të jetë ” prioritet i rëndësishëm”

Ai shtoi:

“Unë inkurajoj autoritetet shqiptare të përdorin çdo mundësi për të vendosur një dialog me median. Është koha për të filluar konsultimin me komunitetin e medias mbi projektligjin për median, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë për të siguruar një ndikim pozitiv në paketë. ”

Ambasadori theksoi rëndësinë e cilësisë së gazetarisë gjatë pandemisë.

“Ekzistojnë dy karakteristika kryesore në gazetari, ndjenja e detyrës në zbulimin e keqbërjes, dhe ndjenja e përgjegjësisë në raportimin e fakteve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>