Soreca vëzhgon nga afër procesin zgjedhor: 50 epike janë duke monitoruar

Nga Exit News
Soreca vëzhgon nga afër procesin zgjedhor: 50 epike janë duke monitoruar

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ishte të dielën në mëngjes në  shkollën “Dora d’Istria” në Tiranë, për të vëzhguar nga afër procesin zgjedhor.

Soreca pyeti komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë.

“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se 50 ekipe të BE dhe Zvicrës do të monitorojnë procesin e zgjedhjeve në terren

“Dita e Zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë po votojnë sot për Parlamentin e ri. Delegacioni i Bashkimit Evropian, Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe ambasada e Zvicrës kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit. BE qëndron pranë të gjithë shqiptarëve në Ditën e Zgjedhjeve!”, shkroi Soreca.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme