
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca theksoi se këto zgjedhjet do ët vendosin të ardhmen e vendit në BE.
“Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe BE po ju ndjek në të 60 bashkitë e Shqipërisë. Ajo cfarë ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri, do jetë e rëndësishme për BE, Shqipëria është një vend kandidat. Është e rëndëishsme se çfarë do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri”, u shpreh Soreca për median, pas takimit me Kryekomisionerin e Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Ai bëri thirrje partive politike të “vëtëpërmbahen dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konfliktuale”. Soreca në fund i bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht.