Soreka dhe Zingraf përshëndesin kthimin në punë të Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
Soreka dhe Zingraf përshëndesin kthimin në punë të Gjykatës Kushtetuese

Emërimi i anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti duke sjellë kështu funksionalitetin e saj, është konsideruar arritje e madhe për Shqipërinë nga ambasadori i BE në Tiranë, Luixhi Soreka dhe  ai gjerman, Peter Zingraf

I dërguari i Brukselit në Shqipëri thotë në reagimin e tij se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese plotëson një nga kushtetet për çeljen në praktikë të negociatave me BE. Soreka thekson se ky vendim siguron funksionalitetin e plotë të gjykatës ndërkohë që tre vende në Gjykatë janë ende vakante.

“Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Z. Përparim Kalo si Anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne përgëzojmë Presidentin, Parlamentin, KED dhe institucionet e tjera për arritjen e një rezultati kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën në drejtësi. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të nisur tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE dhe Shqipërisë.”, shkruan Soreka.

Ambasadori gjerman e përshëndeti gjithashtu rikthimin në punë të Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur gur kilometrik në rrugën drejt konsolidimit të drejtësisë.

Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit

Presidenti Meta emëroi sot anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar kështu kuorumin e kërkuar që  Gjykata të Mund të shqyrtojë çështje dhe japë vendime.

Gjykata Kushteteuese ka 9 anëtarë dhe ligji parashikon që vendimet të merren me shumicën e të gjithë anëtarëve.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj. Abstenimi nuk lejohet.”

Pra që një vendim të miratohet kërkohen minimumi 5 vota pro. Në kushtet aktuale, kjo do të thotë se 6 anëtarët e emëruar duhet të jenë unanim pro ose vetëm një kundër, marrjes së një vendimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>