Ambasadori i Bashkimit Europian, Luixhi Soreka ka përshëndetur emërimin e anëtares së shtatë të Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta.
Soreka shkruan se emërimi i zonjës Bejtja përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese
“Sot presidenti Ilir Meta dekretoi zonjën Sonila Bejtja si anëtaren e shtatë të Gjykatës Kushtetuese. Ne përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e kësaj vakance. Ky vendim i rëndësishëm përforcon edhe më shumë funksionalitetin e Gjykatës.”
Sonila Bejtja u dekretua të hënën nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Numri i anëtarëve të emëruar tani është 7 dhe mungojnë vetëm 2 të tjerë nga 9 që ka gjithësej Gjykata.
Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, që ajo të marrë një vendim duhet të votojnë të paktën 5 anëtarë pro.