Soros financues kryesor i presidentit francez Macron

Soros financues kryesor i presidentit francez Macron

Emmanuel Macron u zgjodh më 7 maj president i Francës me 66 për qind të votave.

Ditën e premte, vetëm 48 orë përpara zgjedhjeve, mijëra emaile konfidenciale u vodhën nga kompjuterat e Emanuel Macron dhe stafit të tij. Në këto emaile ishin edhe 100 emaile të stafit, dokumenta financiarë dhe fotografi. Sipas dokumentave të hakëruara disa nga financuesit kryesorë të fushatës presidenciale të Macronit janë:

Soros — 2,3 milionë euro

David Rothschild — 976 mijë  euro

Goldam Sachs — 2,1 milionë euro

Barack Obama — 10 mijë euro

Të gjitha këto financime janë të ligjshme.

Emmanuel Macron do të jetë protagonisti kryesor i politikës në Evropë dhe politikave ndërkombëtare në vitet në vijim. Ai konsiderohet si “njeriu i ri”, i cili do të shpëtojë Bashkimin Evropian nga populizmi dhe lëvizjet euroskeptike.

Por sipas dokumentave të bëra publike duket një punë e vështirë që Presidenti i sapo zgjedhur i Francës të veprojë i pavarur nga interesat e financuesve kryesorë të tij.

Të gjitha këto materiale u publikuan ditën e premte në darkë, sapo kishte filluar heshtja mediatike për fushatën, e cila në Francë zgjat deri ditën e zgjedhjeve.

Pesë gigabite emaile të hakëruara u publikuan në faqen Patebin, e cili lejon anonimatin e publikuesit.

Emmanuel Macron, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se materialet e marra ishin pa rëndësi dhe të rreme. Ndërsa në Twitter, organizata Wikileaks i quajti dokumentet si shumë të rëndësishme.

“Ne ende nuk kemi gjetur të dhëna të rreme në Macronleaks dhe jemi skeptikë që personat e fushatës së Macronit të jenë më të shpejtë se sa ne.” — shkruhet në postimin e tyre në Twitter.

Ato shtuan se “Macron është i sigurtë deri në zgjedhje për shkak të heshtjes mediatike në Francë. Koha e pafavorshme e publikimit, do të thotë se informacioni do të ketë shumë pak ndikim në rezultatin final”.

Presidenti i sapozgjedhur fajësoi, menjëherë, Putinin për materialet e vjedhura. Në mbështetje të linjës së tij u shprehën edhe dy zyrtarë amerikanë. Ish sekretari i shtypit të senatores Hillary Clinton, Brian Fallon dhe drejtori i fushatës së Clinton, Robby Mook shkruan në Twitter se “Putin po i shpall luftë demokracive perëndimore”.

Fushata e Macronit ishte kundra Rusisë. Gjatë fushatës ai akuzoi televizionin shtetëror rus Russia Today dhe portalin mediatik Sputnik si propaganda personale e Putinit.

Franca nuk është vetëm një ndër vendet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian, por edhe një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë së Kombëve të Bashkuara. Ajo është një fuqi bërthamore dhe aleati më i mirë i Gjermanisë.

Aksi Francë-Gjermani është zemra e vendimarrjes në Bruksel. Për këtë arsye do të ishte gabim të konsideroje zgjedhjet e presidentit si një gjë e zakonshme — shkruan gazeta European Post.

Qeveria franceze ka urdhëruar median e vendit të mos publikojë përmbajtjen e mesazheve për t’u siguruar se e vërteta nuk do të bëhet publike.

Sulmi është i ngjashëm me sulmin e ndodhur ndaj Partisë Demokratike në Amerikë, gjatë fushatës presidenciale të Hillary Clinton vitin e kaluar.

I njëjti burim bëri publike edhe emailet e kompanisë së konsulencës Podesta Group, përmbajtja e të cilave tregoi se sa i korruptuar ishte Komiteti Kombëtar i Demokratëve në SHBA.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>