Sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, PS e LSI kërkesë për shtyrje

Sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, PS e LSI kërkesë për shtyrje

Sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e qershorit 2017, por ende asnjë koalicion nuk është regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Televizioni OraNews raportoi i pari se dy aleatët qeverisës PS e LSI i kanë dërguar KQZ një kërkesë për shtyrje të afatit për shkak të krizës politike.

Mendohet se afati i fundit i propozuar nga PS e LSI është data 2 maj, pasi sipas Kodit Zgjedhor deri më 29 prill çdo parti duhet të paraqesë listën e kandidatëve për çdo qark. Duke qenë se data 29 prill është ditë e shtunë, afati kërkohet të shtyhet deri në datën 2 maj.

Kodi Zgjedhor i jep një avantazh koalicioneve zgjedhore në shpërndarjen e votave. Ndërsa partitë individuale jashtë koalicionit kanë një prag elektoral prej 3 për qind, koalicionet kanë një prag prej 5 për qind, e cila në mënyrë të konsiderueshme i jep avantazhe partive të vogla që zgjedhin të futen në koalicione me partitë e mëdha.

Duke qenë se të pothuaj të gjitha partitë opozitare nuk janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nëse zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor, nuk do të ketë koalicion opozitar.

Në zgjedhjet e vitit 2013, Pasrtia Socialiste hyri në zgjedhje me një koalicion të gjerë me 36 parti të tjera, katër prej të cilave arritën të kenë përfaqësues në Kuvend: Partia Socialiste (PS), Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)dhe Partia Kristian-Demokrate (PKD).

PBDNJ e udhëhequr nga Vangjel Dule, braktisi koalicionin qeveritar dhe ju bashkua bojkotit të opozitës, ndërsa partia ish-opozitare PDIU ju bashkua koalicionit qeverisës.

Pyetja kryesore që ndodhta do të marrë përgjigje sot është nëse LSI dhe PDIU do të bashkohen me PS në një koalicion parazgjedhor apo jo. Një pyetje tjetër është nesë partitë e reja LIBRA dhe Sfida për Shqipërinë do të formojnë koalicion së bashku, do të shkojnë në zgjedhje vetëm apo do të bashkohen me koalicionin qeverisës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>