Aktivistë e qytetarë do të protestojnë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, kundër qeverisë dhe gjithë sistemit politik që ka kapur Shqipërinë në 30 vitet e fundit.
Nën moton “Të Protestojmë për Shqipërinë, Jo Partinë!”, qytetarët i kanë bërë thirrje të zhgënjyerve nga qeveria, opozita e gjithë partitë politike, studentëve dhe të gjithë atyre që duan ndryshim real, të protestojnë.
Duke i quajtuar partitë si ‘banditë që kanë pushtuar Shqipërinë këto 30 vjet, ata shprehen se nëse populli çohet dhe rebelohet, loja e bandave për pushtet, merr fund.