Sot përfundon ndalim qarkullimi

Nga Exit News
Sot përfundon ndalim qarkullimi

Sot, 2 dhjetor përfundon ndalim-qarkullimi dhe funksionimi i bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Me 11 nëntor Komiteti Teknik njoftoi masat e reja kufizuese kundër koronavirusit, të cilat përfshinin ndalimin e qarkullimit nga ora  22:00 deri në 06:00. Gjatë kësaj fashe orari u mbyllën restorantet dhe baret. Nga ky rregull përjashtohej shërbimi i dërgimit në shtëpi.

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino njoftoi se Komiteti Teknik do të mblidhet sot më gjasa për të vendosur masa të reja.

Në vend në 24 orët e fundit janë infektuar 832 qytetarë dhe kanë humbur jetën 12 të tjerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>