Sot, 1o nentor do të zhvillohet seanca dëgjimore e Kadri Veselit, në orën 15:00 në sallën e gjyqit në Hagë, njoftoi gjykata të premten.
Aktakuza kundër Veselit u konfirmua në 26 Tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit Specialist (SPO) më 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në mjediset e paraburgimit të KSC në Hagë në të njëjtën ditë, së bashku me Hashim Thaçin.
Seanca dëgjimore do të jenë publike, do të transmetohet në internet dhe mund t’i ndiqni këtu.
Dje, 9 nentor u zhvillua seanca e parë dëgjimore e Thaçit dhe e Jakup Krasniqit. Ndërsa seanca dëgjimore e Rexhep Selimit do të mbahet të mërkurën 11 nentor.
Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë mbajtur pozicione të larta politike në vitet pas luftës me Serbinë.
Thaçi dha dorëheqjen si President i Kosovës para se të arrestohej dhe transferohej në Hagë; Veseli ishte Kryetar i Parlamentit dhe kryetar i partisë PDK; Krasniqi ishte gjithashtu Kryetar i Parlamentit; ndërsa Selimi ishte shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe politike, Vetëvendosje.