SPAK ankimon në Gjykatë të Lartë lirimin e mjekut Prifti

Nga Exit News
SPAK ankimon në Gjykatë të Lartë lirimin e mjekut Prifti

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) do të kundërshtojë në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm për lirimin e mjekut Edvin Prifti.

Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga burgu mjekut Edvin Prifti. Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj. Gjykata la në fuqi vendimin për pezullim nga detyra.

Mjeku Prifti apeloi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave. Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.

Prifti argumentoi se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.

Mjeku Prifti u  arrrestua nga SPAK për korrupsion.

 

Lajme te ngjashme