
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) do të verifikojë të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të shkarkuar nga vetingu, nëse kanë kryer pastrim parash, korrupsion apo fshehje të pasurisë.
Për këtë, SPAK ka marrë të gjithë dosjet e procesit të vetingut për 12 ish-gjyqtarë:
Nga Gjykata Kushtetuese:
- Gani Dizdari;
- Fatos Lulo;
- Fatmir Hoxha;
- Bashkim Dedja;
- Altina Xhoxhaj.
Nga Gjykata e Lartë:
- Shkëlzen Selimi;
- Admir Thanza;
- Tom Ndreca;
- Artan Broci;
- Artan Zeneli;
- Xhezair Zaganjori;
- Edmond Islamaj.