SPAK do të hetojë krimet zgjedhore

Nga Exit News
SPAK do të hetojë krimet zgjedhore

Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në ligjin për Prokurorinë e Posaçme, përmes të cilave i jep të drejtë kësaj prokurorie të hetojë mbi krimet zgjedhore.

Në mbledhjen e ditës së hënë, komisioni miratoi me shumice votash këto ndryshime.

Ndryshimet në ligjin për SPAK ishin pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Në muajin korrik, Kuvendi miratoi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, përmes ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Ndryshime të tjera janë dakordësuar në Këshillin Politik dhe po shqyrtohen nga Kuvendi.

Për më shumë mbi marrëveshjen e 5 qershorit mund lexoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>