SPAK do të hetojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu

Nga Exit News
SPAK do të hetojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) do të verifikojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga procesi i vetingut.

Më herët SPAK ka marrë të gjithë dosjet e procesit të vetingut për 12 ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar.

Burime për Exit pohojnë se të lista do të zgjerohet dhe SPAK do të hetojë të gjithë magjistrantët të cilët janë shkarkuar nga organet e vetingut, për shkak se nuk plotësonin kriteret.

Nga shkurti 2018 e deri në qershor të 2020 janë shkarkuar nga detyra 101 magjistrantë. Nga Gjykata e Lartë janë shkarkuar 7 anëtarë ndërsa nga Gjykata Kushtetuese 5 anëtarë.

Ky vendim vjen në kuadër të 15 kushteve, të vënë nga BE, të cilat Shqipëria duhet t’i ketë përmbushur përpara mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Një ndër kushtet është nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk e kanë kaluar vetingun.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>