SPAK i sekuestron 250 mijë euro mjekut të QSUT

Nga Exit News
SPAK i sekuestron 250 mijë euro mjekut të QSUT

SPAK i ka sekuestruar 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë mjekut kardiokirurg të QSUT, Edvin Prifti.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi të enjten hetimet mbi mjekun për akuzat e korrupsionit.

Balkanweb raporton se SPAK ka bastisur shtëpinë dhe zyrën e Priftit ku ka gjetur shumat e mëdha të parave.

Hetimet ndaj kirurgut nisën pasi ai doli në përgjimet e sekretares gjyqsore të Krujës për rastin e gjyqtares Enkeleda Hoxhës.

Prifti dyshohet se ka marrë para për të futur në operacion pa radhë një të afërm të sekretares.

Më herët u raportua se mjeku u pezullua nga detyra deri në përfundim të çështjes. Bashkë me të u pezullua edhe një inferimiere.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>