Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit pohoi se ka nisur hetim për kontratat koncesionare të inceneratorëve.
Në një deklaratë për Euronews, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja u shpreh:
“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”
Deri më tani janë bërë 4 kallëzime kundër inceneratorëve, ku i parë ka qënë i Nismës Thurje ndërsa tre kallëzime janë bërë nga Partia Demokratike.