Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka kërkuar dënimin me burg të anëtarëve të bandës Habilaj, të trafikut të Dorgës.
SPAK ka kërkuar 18 vite burg për drejtuesin e grupit criminal Moisi Habilajn, dhe nga 15 vite burg për anëtarët e bandës Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, si dhe për financierin e bandës Nazer Seiti.
Në qershor 2020, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet burg anëtarin e bandës së Habilajve, Armand Kacorri, duke qënë kështu i pari dënim në Shqipëri për bandën e Habilajve.
Moisi Habilaj, kushuri i ish-ministrit Tahiri, dhe Meridian Sulaj u arrestuan në Katania më 16 tetor 2017, si drejtues të një bande që në vitet e fundit ka trafikuar në Itali më shumë se 3,5 ton kanabis, armë kallashnikov dhe qindra armatime.
Nga prokuroria e Katanias dolën të dhëna se në këtë çështje është përfshirë dhe Saimir Tahiri, ish-ministrër Brendshëm, që gjatë kohës që mbante këtë post ka favorizuar dhe lehtësuar trafikun e lëndëve narkotike për bandën Habilaj.
Tre ditë pas arrestimeve në Itali, Nezar Seiti u arrestua gjatë një aksioni të policisë shqiptare në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis.
Megjithëse Seiti, i njohur ndryshe si financier i bandës Habilaj, u arrestua dhe po hetohej në Shqipëri, kryeprokurorja e Përkohshme Marku lejoi, në shkelje të nenin 419 të Kodit të Procedurës Penale, ekstradimin e tij në Itali.
Largimi nga vendi i një prej të arrestuarve dhe dëshmitarëve kyç është një ndër ndërhyrjet më të rënda që Arta Marku ka bërë në çështjen Tahiri-Habilaj, në favor të ish-ministrit Tahiri.
Moisi Habilaj, drejtuesi e grupit kriminal ‘Habilaj’, Nazer Seitit, financieri i organizatës dhe Meridian Sulaj, anëtar i organizatës u dënuan nga Gjykata e Katanias në qershor të 2019.
Por, në 11 janar 2021, Moisi Habilaj, kushuriri i ish-ministrit Tahiri, u arratisë nga banesa në Itali, ku po kryente masën e sigurisë ‘arrest me burg’