SPAK kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn dhe 15 vite burg për Seitin, Sulajn, Minajn

Nga Exit News
SPAK kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn dhe 15 vite burg për Seitin, Sulajn, Minajn

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka kërkuar dënimin me burg të anëtarëve të bandës Habilaj, të trafikut të Dorgës.

SPAK ka kërkuar 18 vite burg për drejtuesin e grupit criminal Moisi Habilajn, dhe nga 15 vite burg për anëtarët e bandës Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, si dhe për financierin e bandës Nazer Seiti.

Në qershor 2020, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet burg anëtarin e bandës së Habilajve, Armand Kacorri, duke qënë kështu i pari dënim në Shqipëri për bandën e Habilajve.

Moisi Habilaj, kushuri i ish-ministrit Tahiri, dhe Meridian Sulaj u arrestuan në Katania më 16 tetor 2017, si drejtues të një bande që në vitet e fundit ka trafikuar në Itali më shumë se 3,5 ton kanabis, armë kallashnikov dhe qindra armatime.

Nga prokuroria e Katanias dolën të dhëna se në këtë çështje është përfshirë dhe Saimir Tahiri, ish-ministrër Brendshëm, që gjatë kohës që mbante këtë post ka favorizuar dhe lehtësuar trafikun e lëndëve narkotike për bandën Habilaj.

Tre ditë pas arrestimeve në Itali, Nezar Seiti u arrestua gjatë një aksioni të policisë shqiptare në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis.

Megjithëse Seiti, i njohur ndryshe si financier i bandës Habilaj, u arrestua dhe po hetohej në Shqipëri, kryeprokurorja e Përkohshme Marku lejoi, në shkelje të nenin 419 të Kodit të Procedurës Penale, ekstradimin e tij në Itali.

Largimi nga vendi i një prej të arrestuarve dhe dëshmitarëve kyç është një ndër ndërhyrjet më të rënda që Arta Marku ka bërë në çështjen Tahiri-Habilaj, në favor të ish-ministrit Tahiri.

Moisi Habilaj, drejtuesi e grupit kriminal ‘Habilaj’, Nazer Seitit, financieri i organizatës dhe Meridian Sulaj, anëtar i organizatës u dënuan nga Gjykata e Katanias në qershor të 2019.

Por, në 11 janar 2021, Moisi Habilaj, kushuriri i ish-ministrit Tahiri, u arratisë nga banesa në Itali, ku po kryente masën e sigurisë ‘arrest me burg’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>