Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kërkon sërish pezullimin nga detyra të Luan Dacit, anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit akuzuar për falsifikim dokumentesh.
SPAK ka ankimuar të hënën në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila e riktheu Dacin në punë.
Luan Daci akuzohet për fallsifikim dokumentash, pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997.
Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin e DAcit nga detyra në KPA. Kërkesa e SPAK-ut u miratua nga Gjykata e Posaçme dhe në 20 maj, Daci u pezullua nga puna.
Daci e ankimoi vendimin në apel.
Në një vendim kontradiktor, për të cilin mund të lexoni këtu, Gjykata e Posaçme e Apelit hoqi pezullimin nga detyra të Luan Dacit duke i hapur rrugë kthimit si gjyqtar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA).