Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rinisjen e hetimit ndaj ish ministrit Fatmir Mediu për ngjarjen e Gërdecit në vitin 2007.
Në një njoftim në faqjen zyrtare, SPAK shkruan se kërkesa ka ardhur pas kallëzimit të një familjeje, e cila ka humbur femijën 7 vjeç në atë ngjarje.
Ata argumentojnë se Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj Mediut në atë kohë pasi ai kishte imunitet dhe prokuroria nuk kishte marrë autorizim. Por SPAK shton se kërkesa për heqje imuniteti bëhet kur caktohen masat e sigurimit arrest me burg ose shtëpie.
Kështu ai i kërkon Gjykatës së Lartë të revokojë vendimin në mënyrë që të vijojë hetimi mbi ngjarjen.
Mediu u akuzua në atë kohe për shpërdorim detyre, vepër kjo që dënohet deri në 7 vite burg. Ndërkohë që me kalimin e 10 viteve parashkruhet e drejta për të nisur hetim për këtë vepër penale.