SPAK krijon seksionin për krimet zgjedhore

Nga Exit News
SPAK krijon seksionin për krimet zgjedhore

Prokuroria e Posaçme ka krijuar sektorin për Krimet Zgjehdore në përbërje të saj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal, të Procedurës Penale dhe të ligjit për SPAK.

Sipas Shqiptarja.com, ky sektor do të përbëhet nga 5 prokurorë dhe do të drejtohet nga Edvin Kondili.

Prokurorët pjesë e këtij sektori janë Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi.

Ndryshimet në ligjin për Prokurorinë e Posaçme i japin të drejtë kësaj prokurorie të hetojë mbi krimet zgjedhore.

Ndryshimet në ligjin për SPAK ishin pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik.

Në muajin korrik, Kuvendi miratoi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, përmes ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Ndryshime të tjera janë dakordësuar në Këshillin Politik dhe po shqyrtohen nga Kuvendi.

Për më shumë mbi marrëveshjen e 5 qershorit mund lexoni këtu.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme