
Prokurori e Posaçme (SPAK) mbylli sot hetimet për ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ai akuzohet vetëm për fshehje të pasurisë. Kjo vepër penale, sipas Kodit Penal, dënohet deri në 3 vjet burgim.
Hetimet ndaj tij nisën në mars të vitit 2018 dhe u zgjatën vazhdimisht. Në mars të vitit 2019 Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi t’i zgjaste edhe me tre muaj hetimet ndaj Llallës.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u hetua për katër vepra penale; fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.