
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, për veprën penale ‘Mbajtje substancash narkotike’.
Ora News raporton se Prokuroria do të sekuestrojë videon e publikuar dhe më pas do të marrë në pyetje kryebashkiakun Alla.
Dje, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto dhe më pas konfirmoi për Abc News se kryebashkiaku i akuzuar se merr drogë është Lefter Alla, i Bulqizës.
Partia Demokratike reagoi pas publikimit të videos duke thënë se “ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare”.
Kryebashkiaku Alla komentoi në Facebook se videoja ishte montazh. Ai mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik.