SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Prokurori i çështjes është ngarkuar Ervin Kondilli, i cili ka sekuestruar dokumentet nga Bashkia Tiranë për procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Kondilli ka bashkuar në një çështje dy paditë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: një për kryebashkiakun Veliaj dhe një të dytë për inxhinierët të Institutit të Ndërtimit që firmosën vendimin për shembjen e teatrit.

Veliaj akuzohet për “shpërdorim detyre, korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim” për çështjen e teatrit.

Ndërsa inxhinierët akuzohen se kanë firmosur më 14 maj një raport ku rekomandojnë shembjen e teatrit, pa e vizituar dhe inspektuar nga afër teatrin. Ata janë bazuar në një akt inspektimi të vitit 2018, dhe arritën në përfundimin që teatri duhej prishur, një konkluzion ky që nuk ishte arritur nga inxhinierët që e kanë inspektuar nga afër teatrin në 2018-ën,

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>