SPAK plotësohet me 15 prokurorë

Nga Exit News
SPAK plotësohet me 15 prokurorë

Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsioni u plotësua me 15 prokurorë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP emëroi të premten dy prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko në SPAK.

Në mbledhjen e KLP-së u caktuan përkohësisht:

Erjon Shehaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Pierind Çukaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Durim Bedini në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Julian Çafka në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Lazër Çardaku në pozicionin e Drejtuesit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

U miratuan raportet e aftësive profesionale për:

Ermir Lelçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Edlira Cufi prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Silvana Lule prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

U miratua raporti për verifikimin e pasurisë për: Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Si dhe u miratua dorëheqja e Agron Gjanaj prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Durrës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme