Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit SPAK ka nisur hetimet ndaj ministres Olta Xhaçka, për tendera të dyshimtë gjatë pandemisë së Covid-19.
Sipas burimeve të Balkanweb-it, tenderat nën hetim lidhen me periudhën kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes.
Një prej tenderëve ka qenë për blerjen e 300 mijë maskave mbrojtëse anti-Covid për policinë dhe Forcat e Armatosura.
Megjithëse tenderi fillimisht u hap ër 300 mijë maska, për arsye ende të paqarta, tenderi është rinegociuar dhe numri i maskave është ulur në 100 mijë.
Po ashtu, SPAK po heton Xhaçkën dhe për tenderin prej 1,5 milionë euro për furnizimin me ushqime të familjeve në nevojë në kohën e pamdemisë.
SPAK nisi hetimet pas kallzimit nga PD, se ky tender ishte kryer pa transparencë dhe fituese ishte shpallur një kompani kompjuterash nga Maqedonia.