SPAK raporton për punën vjetore në KLP

SPAK raporton për punën vjetore në KLP

Prokuroria e Posaçme ka dërguar gjatë vitit 2020 ka dërguar 117 kërkesa gjykatës për sekuestrimin e 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese.

Gjatë raportimit të tij vjetor përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja u shpreh se 2020 ka qënë një vit i vështirë për SPAK. Ai shtoi se gjatë vitit 2020 SPAK ka bërë 62 kërkesa për konfiskim ndaj të cilave deri tani janë dhënë 27 vendime pro, ndërsa 2 nuk u pranuan.

Kraja shtoi se SPAK ka punuar në tre drejtime kryesore: luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, gjetjen e stafit dhe blerjet e nevojshme për punën në këtë institucion.

Një drejtim tjetër që duhet të them në raport me punën që kemi bërë ka qenë bashkëpunimi, ngritja e një bashkëpunimi me struktura të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.”, shtoi ai

Kraja pohoi se deri më tani SPAK ka marrë pajisje në vlerën 20 milionë lekë dhe ka në plan ngritjen e një laboratori për kriminalistikën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>