Spanja çdo ditë rekord të ri për numrin e viktimave, sot 738 të vdekur

Nga Exit News
Spanja çdo ditë rekord të ri për numrin e viktimave, sot 738 të vdekur

738 persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Spanjë, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në një ditë në vend.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë lajmëroi se numri total i të prekurve me Covid-19 që humbën jetën është në total 3434, duke e renditur e dyta në botë pas Italisë për numrin më të lartë të viktimave.

Tashmë Italia me 6820 viktima dhe Spanja me 3434 viktima, kanë lënë pas Kinën, vendin ku lindi virusi dhe ku humbën jetën 3285 persona.

Që nga 19 marsit, në Spanjë shënohet çdo ditë rekord i ri për nurmin e viktimave: të hënën me 462 viktima, të martën 507 viktima dhe sot rekord i ri.

Po ashtu është rritur ndjeshëm dhe numri i personave që janë vendosur në terapi intensive. Në 24 orët e fundit 580 persona janë vendosur në terapi intensive, duke e çuar numrin total në 3116 persona.

Aktualisht në Spanjë ka 47 610 persona të infektuar, 5367 prej të cilëve janë shëruar.

Në rajonin e Katalonias është rritur me 50 për qind numri i pacientëve të hospitalizuar ndërsa në Madrid kjo shifër është rritur me 7 për qind.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>