
Kryeministri spanjoll Pedro Sanches ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ditën e djelë në përpjekje për të ndryshuar rezultatet ditore të të infektuarve të rinj me koronavirus.
Qeveria ka kërkuar mbylljen e aktiviteteve gjatë natës, ka vendosur orare për ndalim qarkullimin dhe udhëtimin mes rajoneve të ndryshme në disa raste.
Rregullat e reja hyjnë në fuqi mbrëmjen e 25 tetorit dhe aplikohen për të gjitha rajonet, përvec Ishujve Kanare.
Zgjatja e gjendjes së emergjencës përtej 15 ditëve do të kërkojë një votim në parlamentin spanjoll. Për këtë Sanchez i kërkoi parlamentit t’a shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme deri në datën 9 Maj.
Dekreti do të shërbente si bazë ligjore për implementimin e një sistemi të ri paralajmërues, që bazohet mbi nivele.
Sipas nivelit të rrezikshmërisë, do të vendoset nëse lejohet apo jo udhëtimi nga një rajon në tjetrin.