Spanja raporton mbi 10,000 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Spanja raporton mbi 10,000 raste të reja me Covid-19

Ministria e shëndetësisë e Spanjës ka raportuar 10,476 raste të reja të premten, duke e çuar totalin  në 498,989 të infektuar. Ajo gjithashtu ka regjistruar 256 vdekje gjatë javës së kaluar, duke e çuar numrin në 24,918. Shifrat raportohen nga The Guardian.

Madridi vazhdon të jetë rajoni më i goditur, me 31,538 raste nga 101,962 raste të zbuluara në dy javët të fundit.

Qeveria rajonale e Madridit ka njoftuar se nuk do të lejohen grumbullimet mbi 10 persona, si dhe kufizoi numrin e personave në vendet fetare dhe funeralet.

Presidentja rajonale, Isabel Díaz Ayuso, tha se masat janë “shumë të dhimbshme dhe shumë të vështira” , por janë marrë për të ndaluar shpërthimet e rasteve.

Ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, tha se Spanja në fund të këtij viti do të fillojë shpërndarjen e vaksinave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>