Spanjë, shpërthen dhuna në protestat për arrestimin e reperit Pablo Hasel

Nga Exit News
Spanjë, shpërthen dhuna në protestat për arrestimin e reperit Pablo Hasel

Protestat kundër arrestimit të reperit në Spanjë kanë shpërthyer në dhunë, pas një pushimi të shkurtër. Në qytetin e Barcelonës u dogj një furgon policie dhe plaçkitjet shpërthyen të shtunën.

Policia arrestoi 10 persona të shtunën, teksa protestues të tjerë u panë duke goditur me molotov.

Policia i cilësoi protestuesit si “kryengritësit me kapuç” . Disa mijëra njerëz marshuan paqësisht të shtunën por më pas një grup prej protestuesve u nisën të godisnin dyqanet përreth.

Protestat kundër arrestimit të Pablo Hael

Protestat mbi burgimin e reperit Pablo Hasel janë kthyer në një çështje mjaft të diskutueshme mbi fjalën lirë.

Kjo pasi reperi u arrestua për shkak të teksteve të këngëve të tij dhe disa postimeve në rrjetet sociale.

Përmbajtja e këngëve të tij u konsiderua si “fyerëse ndaj mbretërisë” ose “nxitësi të terrorizmit”.

Spanja është goditur nga demonstrata të përhapura që kur policia burgosi reperin Pablo Hasel më 16 shkurt.

Më shumë se 110 protestues janë arrestuar që nga arrestimi i Hasel javën e kaluar.

Ndërsa protesta u mbajtën edhe në qytete të tjera të Spanjës, dhuna e së shtunës ishte më e theksuar në Barcelonë, kryeqyteti i rajonit të vendlindjes së Haselit, Katalonjës.

Kush është Pablo Hasel?

Hasel është një reper 32-vjeçar i njohur për tekstet e tij anti- establishment. Tekstet e tij janë politike dhe janë të majta.

Hasel u dërgua në burg për të vuajtur një dënim 9-mujor “për fyerjen e monarkisë dhe glorifikimin e terrorizmit”.

Hasel u dënua në 2018 për një postim duke e quajtur ish-mbretin Juan Carlos I “një shef mafie” dhe duke akuzuar policinë për “torturimin dhe vrasjen e demonstruesve dhe migrantëve”.

pablo hasel
pablo hasel

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>