Spanja autorizon testimin e një vaksine eksperimentale tek qytetarët e saj

Nga Exit News
Spanja autorizon testimin e një vaksine eksperimentale tek qytetarët e saj

Spanja do të marrë pjesë në provat klinike të vaksinës kundër Covid-19 që po përgatitet nga kompania Johnson & Johnson.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa njoftoi, të premten, se 190 vullnetarë të shëndetshëm do të merrnin pjesë në testimet e vaksinës.

Kjo është vaksina e parë për të cilën qeveria spanjolle lejon testimin tek qytetarët e saj.

Në testim do të ketë edhe 400 pjesëmarrës të tjerë nga Gjermania dhe Belgjika. Rekrutimi i vullnetarëve – të cilët do të jenë të moshës midis 18 dhe 55, dhe mbi 65 – do të fillojë “menjëherë”, deklaroi Illa.

Ndërkohë Spanja ka nënshkruar kontrata për vaksinat kundër Covid-19 me kompaninë Moderna dhe AstraZeneca, të dy në punë e sipër për testimin e vaksinave të tyre eksperimentale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>