Spartak Braho merr mandatin e ish-ministrit Tahiri

Spartak Braho merr mandatin e ish-ministrit Tahiri

Spartak Braho mori sot mandatin e deputetit të lënë nga Saimir Tahiri.

Komisioni Qëndror Zgjedhor votoi sot unanimisht për dhënien e mandatit Spartak Brahos, i renditur pas Tahirit në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës.

Saimir Tahiri e dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë, pas presionit të vazhdueshëm të parlamentit gjerman se ka hapje të negociatave me BE-në pa arrestimin e tij.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri prej muajsh akuzohet si pjesë e bandës Habilaj, bandë që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në gjithë Evropën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>