Gjykata e Tiranës dënoi sot ish-ministrin Spiro Ksera me një vit e 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës.
Gjykata i hoqi Zotit Ksera dhe të drejtën për të mbajtur poste shtetërore për 5 vjet, pas përfundimit të dënimit.
Ish-juristi i Ministrisë , Artevis Mane, për të njëjtat akuza u dënua me 10 muaj burg, ndërsa dy ish-zyrtare të tjera u dënuan me nga 2 muaj shërbim prove.
Spiro Ksera ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në mandatin e dytë të qeverisë Berisha. Fillimisht anëtar i PBDNJ-së, ai iu bashkua PD-së në vitin 2009 dhe u zgjodh deputet i saj për Gjirokastrën.