Ish-ministri Spiro Ksera dënohet me 20 muaj burg

Ish-ministri Spiro Ksera dënohet me 20 muaj burg

Gjykata e Tiranës dënoi sot  ish-ministrin Spiro Ksera me një vit e 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të  detyrës.

Gjykata i hoqi Zotit Ksera dhe të drejtën për të mbajtur poste shtetërore për 5 vjet, pas përfundimit të dënimit.

Ish-juristi i Ministrisë , Artevis Mane, për të njëjtat akuza u dënua me 10 muaj burg, ndërsa dy ish-zyrtare të tjera u dënuan me nga 2 muaj shërbim prove.

Spiro Ksera ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në mandatin e dytë të qeverisë Berisha. Fillimisht anëtar i PBDNJ-së, ai iu bashkua PD-së në vitin 2009 dhe u zgjodh deputet i saj për Gjirokastrën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>